Specialisti Marketing eshte pergjegjes për te ideuar, propozuar dhe realizuar aktivitete marketing te kompanise. Përdor të gjitha platformat mediatike dhe të komunikimit, me qellim rritjen e shitjeve dhe ruajtjen e  imazhit te kompanise.

Detyra dhe pergjegjesi:

  • Mbledh dhe përpunon feedback nga çdo aktivitet marketing dhe llogarit efektivitetin/rendimentin e tyre.
  • Komunikon ne media per cdo event te kompanise, pergatit njoftime per shtyp dhe publikon artikuj profesionale.
  • Komunikon me palet e treta nepermjet Newsletters, Website, Katalog etj.
  • Mban marredhenie dhe kontakte te vazhdueshme me kliente apo furnitore ne lidhje me marketingun.
  • Kujdeset për standardizimin dhe përmirësimin e materialeve vizive dhe të brendshme të kompanisë.
  • Kujdeset per ideim, design dhe propozon përmirësime funksionale të website të kompanisë.
  • Kujdeset për përditësim te informacioneve te website duke bashkëpunuar me departamentet përkatëse.
  • Organizon dhe asiston “on-site” seminare/workshop/aktivitete etj.

 Kerkesa per kandidatet:

 Diplome Universitare ne Marketing

  • 3-5 vjet eksperience e meparshme pune ne marketing dhe komunikim (eksperienca ne kompani IT-je perben nje avantazh)
  • Njohuri rreth produkteve dhe sherbimeve te Teknologjise se Informacionit (e preferuar)
  • Aftesi shume te mira komunikuese
  • Njohuri te shkelqyera te gjuhes angleze

Per te aplikuar, ju lutem dergoni CV-te (ne gjuhen shqipe) dhe dokumente te tjera qe provojne kualifikimet tuaja tek: humanresources@infosoftgroup.com.al

Te dhenat qe do te paraqitni nepermjet aplikimit tuaj do te ruhen dhe perpunohen vetem per qellime rekrutimi, ne mbeshtetje te legjislacionit ne fuqi per mbrojtjen e te dhenave personale. Me konkretisht sipas percaktimeve te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 date 10.03.2008) “Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale” dhe akteve nenligjore per zbatim.