Përshkrimi i punës

Specialisti i Service Desk është pika qendrore e kontaktit me klientin dhe është përgjegjës për menaxhimin e incidenteve dhe kërkesave per shërbim sa me cilesor. Ndjek problematikat deri ne zgjidhjen e tyre dhe siguron qe nivelet e shërbimit te dakortesuara te përmbushen sipas kerkesave te klientit.

Detyrat kryesore konsistojne në:

  • Ndjek ne sistem thirrjen qe nga momenti i hapjes (regjistrimit) deri ne marrjen e konfirmimit nga ana e klientit per mbylljen e tyre.
  • Merr ne shqyrtim thirrjet dhe ben vleresimin e tyre duke i kategorizuar sakte ne sistem sipas procedurave operative te kompanise.
  • Klasifikon thirrjet dhe vendos prioritetet, duke marre ne analize te gjithe elementet e konfigurimit si dhe per te identifikuar sakte stafin teknik qe duhet te perfshihet nga pikepamja e ekspertizes.
  • Ndjek dhe koordon thirrjet ne rast te pershkallezimit ne linjen e dyte dhe te trete te suportit si dhe ne rastet e bashkepunimit me partneret.
  • Interpreton incidentet apo kerkesat per sherbim në një nivel bazë dhe ndihmon në vlerësimin e rreziqeve si dhe përshkallëzon në rastet kur eshte e nevojshme, për të mbrojtur shërbimet ndaj klientit etj.

Aftesite dhe kualifikime:

  • Te kete kryer studimet e larta ne deget teknike ose shkenca ekzakte.
  • Te kete te pakten 3 vjet eksperience pune ne profile analoge
  • Njohuri në ITIL v3, në Service Desk dhe në ITSM – perben avantazh
  • Njohuri ne Microsoft Dynamics D365 – perben avantazh
  • Njohje shume e mire e gjuhes angleze.

Te tjera

  • Aftësitë shume te mira komunikuese si rol kyc ne kete proces
  • Aftesi ne menaxhimin e kohes – Specialisti Service Desk duhet të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës dhe duhet të jenë në gjendje të përcaktojë prioritetet kur trajtojnë raste të shumta.
  • Aftesi per te punuar nen presion dhe per te përballuar ngarkesë në varësi të dinamikave të momentit, me gadishmëri për punë me orë shtesë, edhe me orare të zgjatura.
  • Aftesi shume te mira bashkëpunuese.

Per te aplikuar ju lutem dergoni CV-te dhe dokumente te tjera qe vertetojne kualifikimet tuaja ne adresen e_mail: humanresources@infosoftgroup.com.al