• HP Enterprise Class Storage

    HP Enterprise Class Storage është ideal për shpërndarjet në mbarë kompaninë dhe aplikimet që janë kritike për funksionimin e saj. Këto zgjidhje janë më të zgjeruarat, më elastike dhe më të kontrollueshme për magazinimin që ekziston. Ato ofrojnë shkallëzim maksimal, performancë lider në treg, një set plotësisht të integruar që përmban pajisje qëndrore menaxheriale, mbrojtje të dhënash dhe karakteristika që tolerojnë gabimet si asnjë e njejtë me të. Përmban EVA Disk Array, Disk to Disk Backup, Enteprise Class Libraries, Tape Drives dhe Blades.

  • IBM Storage

    IBM Storage ndihmon në maksimizimin e kthimit të investimit, uljen e kompleksitetit dhe vazhdimin e inovacionit me hardware magazinimi, software dhe shërbime. Me rritje eksplozive të të dhënave, shumë organizata e kanë të vështirë të menaxhojnë, mbrojnë dhe zvogëlojnë riskun, si dhe të mbajnë asetet e informacionit gjithmonë në rritje duke siguruar përputhje me rregullat e industrisë. Të marrësh kontroll të nivelit të shërbimeve dhe normave të rritjes, duke ulur rreziqet e biznesit dhe optimizimin e shpenzimeve të menaxhimit të magazinimit, kërkon një infrastrukturë informacioni të fortë, një aspekt i rëndësishëm i strategjisë së IBM's Dynamic Infrastructure dhe shtyllës kurrizore të njësive të magazinimit, mbrojtjes, hyrjes dhe marrjes së informacioneve të reja. Përfshin sisteme Disk, sisteme Tape, rrjete magazinimi njësish, Network bashkëngjitur me magazinimin dhe Software-in.