• Cisco Security Manager

    Cisco Security Manager thjeshtëzon konfigurimin dhe menaxhimin e firewalle-eve Cisco, VPN-ve, sensorëve IPS dhe shërbimet e sigurisë së integruara. Është ideale për të kontrolluar shpërndarjet e mëdha ose komplekse të rjetit Cisco dhe pajisjeve të sigurisë. Mbështet kontrollin e hyrjeve rolë-bazë dhe një kornizë aprovimi për propozimin dhe integrimin e ndryshimeve. Ofron opsione menaxhimi të pajisjeve të cilat janë fleksibël, duke përfshirë menaxhim të bazuar në rregullore dhe metoda për shpërndarjen e ndryshimeve në konfiguracion.

  • Cisco IronPort Security Management Appliances

    Cisco IronPort Security Management Appliances thjeshtëzojnë menaxhimin e sigurisë ndërmjet e-mailit të Cisco IronPort email dhe prduktet e sigurisë së web-it. Dërgojnë raportim të centralizuar, numerim te mesazheve, dhe karantinë spam-esh për pajisjet e sigurisë së e-mailit. Ofrojnë menaxhim të centralizuar të rregullores së web-it për menaxhimin e pajisjeve të sigurisë së web-it. Lejojnë administrim të deleguar të policave të hyrjes në web dhe kategoritë specifike URL.

  • Cisco Security Monitoring, Analysis & Response System

    Cisco Security Monitoring & Analysis Response System identifikon kërcënimet duke mësuar topologjinë, konfigurimin, dhe sjelljen e ambjentit të rrjetit. Lehtëson troubleshooting dhe identifikimin e sulmeve ose dobësive për një gamë të gjerë rrjetesh të kompanisë. Karakterizon në mënyrë vizuale një rrugë sulmi, identifikon burimin e kërcënimit dhe bën rekomandime të sakta për zvogëlimin e kërcënimeve. Thjeshtëzon menaxhimin e incidenteve dhe përgjigjes nëpërmjet integrimit me Cisco Security Management Software.

  • FortiNet FortiManager

    FortiNet FortiManager ofron pajisjet që duhen për të menaxhuar me efikasitet çdo infrastrukturë sigurie Fortinet, nga disa pajisje në mijëra pajisje dhe agjentë sigurie end-point. Pajisjet ofrojnë sigurim të çentralizuar dhe në bazë të policës, konfiguracion dhe menaxhim të rinovuar për pajisjet, si dhe agjentë sigurie end-point. Ato ofrojnë gjithashtu monitorim rrjeti nga fillimi deri në fund për më shumë kontroll. Menaxherët mund të kontrollojnë hyrjen administrative dhe mund të thjeshtëzojnë shpërndarjen e policës duke përdorur administrimin në bazë të rolit për të përcaktuar privilegjet e përdoruesit për domain-e dhe funksione specifike menaxhimi duke mbledhur pjesë të pajisjeve Fortinet dhe agjentëve në domain-e të veçanta menaxhimi.

  • FortiNet FortiAnalyzer

    FortiNet FortiAnalyzer është mbledhje pajisjesh që presin, analizojnë, dhe raportojnë, mbledhin në mënyrë të sigurtë log-data nga pajisjet Fortinet dhe pajisjet e tjera të përputhshme me syslog. Duke përdorur një përmbledhje gjithëpërfshirëse raportesh që janë lehtësisht të modifikueshme, përdoruesit mund të filtrojnë dhe përsëritin rekordet, duke përfshirë trafikun, eventet, virusin, sulmet, përmbajtjen e web-it dhe të dhënat e e-mailit; duke minuar të dhënat për të parë nivelin e sigurisë dhe duke garantuar përputhje të detyrueshme. Ofron menaxhim të avancuar sigurie të funksioneve, si arkivim të dokumentave të ndara, përputhje ngjarjesh, testim dobësish, analizë trafiku dhe arkivim të e-mailit, hyrje në Web, mesazhim i menjëhershëm dhe transfertë të përmbajtjes së një dokumenti.