• Microsoft System Center Configuration Manager 2012 R2

    Microsoft System Center Configuration Manager 2012 vlerëson, shpërndan dhe rinovon server-at, kompjuterat e klientëve dhe ambjentet e hapura përgjatë pajisjeve fizike, virtuale, të shpërndara dhe të lëvizshme. I optimizuar për Windows dhe i lidhur ngushtë me Windows 8.1, Microsoft System Center Configuration Manager 2012 është zgjedhja më e mirë për njohuri më të zgjeruara dhe kontroll mbi sistemet e IT-së. System Center Configuration Manager përdoret për menaxhim konfigurimi në rang botëror nga më shumë kompani se çdo zgjidhje tjeter, dhe i ndihmon kompanitë e mëdha dhe të vogla për më shumë efikasitet dhe kontroll.

  • HP Universal CMDB Software

    HP Universal CMDB Software është një databazë konfigurim menaxhimi për të implementuar shërbime menaxheriale biznesi dhe iniciativa në bazë të ITIL. Software-i i HP Universal Configuration Management Database (CMDB) verifikon marrëdhëniet ndërmjet infrastrukturës, aplikimeve dhe shërbimeve të biznesit. Software-i  i CMDB mban automatikisht informacion të saktë dhe të përditësuara për këto marrëdhënie.