• IBM Storage

    IBM Storage ndihmon në maksimizimin e kthimit nga investimet, uljen e kompleksitetit dhe vazhdimin e inovacionit me hardware magazinimi, software dhe shërbime. Me rritjen eksplozive të sasisë së informacionit, shumë organizata e kanë të vështirë të menaxhojnë këtë informacion, ta mbrojnë por edhe të dhe zvogëlojnë rreziqet dhe kostot; duke siguruar njëkohësisht përputhje me rregullat e industrisë. Kontrolli i nivelit të shërbimeve dhe i rritjes, duke ulur ndërkohë rreziqet për biznesin dhe optimizuar shpenzimet e menaxhimit të magazinimit, kërkon një infrastrukturë informacioni të fortë; një aspekt i rëndësishëm ky i strategjisë së IBM. Përfshin sisteme Disk (IBM Storwize, DS3500 dhe DS8000, IBM XIV, SONAS, etj.), sisteme Tape (TSxxxx), Virtual Tape (TS7700 dhe TS76xx), paisje për rrjete magazinimi (SAN Switch, etj.), Software, etj..

     

  • HP Storage

    Me një gamë te gjerë produktesh për ruajtjen e informacionit, HP Storage siguron “ruajtje pa kufij”. HP ofron zgjidhje për ruajtje informacioni, rikuperim të dhënash, arkivim të tyre, virtualizim, paisje rrjeti, software, menaxhim, etj., për nevojat e të gjitha bizneseve të vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj, duke përfshirë edhe aplikimet kritike. Produktet HP ofrojnë përshkallëzim maksimal, performancë lider në treg, integrim të menaxhimit, virtualizim të informacionit dhe mbrojtje të tij. Linja e produkteve përfshin familjen HP 3PAR StorServ, HP XP, Store Easy (Primary Storage); Modular Smart Array (entry-level storage), StoreOnce (Backup, Recovery and Archive), Storage Networking, Storage Software, etj.