• HP ProLiant Servers

    Servera dhe zgjidhje që shfrytëzojnë teknologji  standarte ne industri, për besueshmëri dhe cilësi. Familja e serverave HP ProLiant përbëhet nga:

        - Serverat e montueshëm në kabinet HP ProLiant DL (Density
           Line): Servera të “gjithanshëm”, të optimizuar për kabinete,
           me një balancim të performancës, rendimentit dhe
           menaxhimit. Këto servera mbështesin seritë më të fundit të
           proçesorëve Intel dhe AMD (deri në 8 proçesorë), kasa  me
           format 1U - 8U, dhe shumë opsione të tjera memorje,
           kontrollerash, HDD, etj. për të ofruar një infrastrukturë
           komplete që mbështet jo vetëm objektivat e biznesit por
           edhe rritjen e tij.

        - Servera “Tower” HP ProLiant ML (Modular Line): Servera
          fleksibël dhe të zgjerueshme, idealë për përdorim në zyra të
          largëta apo për biznese në rritje. Këto servera mbështesin
          seritë më të fundit të proçesorëve Intel (deri në 2 proçesorë),
          opsione për montim në kabinet (kasa  me format 4U dhe 5U),
          dhe shumë opsione të tjera memorje, kontrollerash, HDD, etj.

        - HP ProLiant MicroServer: Server të nivelit “të ulët”, idealë për
          biznese të vogla ose përdorim në departamente. Dimensione
          të vogla dhe shpenzim i ulët i energjisë, i kombinuar me memorje
          deri në 16GB, mbështetje për deri në 4 hard disqe, etj.

  • IBM System x

    Familja e serverave “tower” dhe të montueshëm në kabinet është e projektuar për të përballuar sfidat e biznesit tuaj. Këto servera ofrojnë balancim të shkëlqyer të performancës, fleksibilitetit, dendësisë dhe efikasitetit të kostos për ngarkesat e punës - duke përfshirë më shumë I / O, më shumë kapacitet memorje, si edhe opsionet “Feature on Demand” (FoD), që ju lejojnë të shtoni veçori të reja nga distanca, pa rënie produktiviteti, ose për të ruajtur kosto të ulëta të operimit.

        - Ndërtuar për performancën dhe sigurinë, portofoli i serverave të
          montueshëm në kabinet, me 2 procesorë, përfshin serverin më
          të shitur x3650 M4, si edhe versionin më të kompakt dhe të
          optimizuar për performancë - x3550 M4. Familja System x
          gjithashtu përmban serverin x3750 M4, një server me deri në 4
          proçesorë, që shfaq një konstrukt të strukturuar, i optimizuar për
          raportin çmim / performancë, por gjithashtu edhe serverin me
          format kase 2U, x3630 M4 dhe homologu i tij 1U, x3530 M4. Për
          mjedise të vogla ose të shpërndara zyre, ofrohet serveri i ri i
          nivelit bazë x3250 M5, me një proçesor, dhe në një format kase
          1U, i cili dyfishon kapacitetin e paraardhësit të tij, duke patur
          ndërkohë një shasi kompakte me thellësi prej gati 56 cm.

        - Servera të tjerë, që synojnë bizneset e vogla, përfshijnë x3100 M4,
          një server i nivelit bazë, me një proçesor dhe kasë të formatit
          “tower”; serverin multi-funksional për zyrën x3500 M4 (i formatit
          “tower” por edhe i kthyeshëm në të montueshëm në kabinet); si
          edhe serverin e përgjithshëm x3300 M4, me dy proçesorë dhe në
          formatin “tower”. Të fortë dhe të besueshëm, këto sisteme
          ofrojnë fleksibilitet, kapacitet ruajtje informacioni dhe siguri për
          servera që qëndrojnë “pranë” tryezës suaj. Këto servera “tower”
          ofrojnë shpejtësi dhe performancë që janë aq kritike për bizneset
          me zyra të largëta dhe një numër të madh transaksionesh.

    Për të ofruar teknologjinë që ndihmon biznesin tuaj, serverat IBM mbështesin një gamë të gjerë të sistemeve të operimit dhe zgjidhjeve të virtualizimit, që ju lejojnë konsolidimin dhe thjeshtëzimin e ngarkesës heterogjene të punës në një platformë të vetme. Virtualizimi mbi serverat System x ju ndihmon të zvogëloni shpenzimet duke rritur ndërkohë qëndrueshmërinë dhe elasticitetin e teknologjisë së informacionit në dispozicion. Zgjidhni nga sistemet e operimit që udhëheqin industrinë, duke përfshirë Microsoft Windows, Red Hat Enterprise Linux, SUSE Linux Enterprise dhe Oracle Solaris, si dhe hipervisorë VMware ESXi, KVM, dhe Microsoft Hyper-V.