• ESET Endpoint Protection

    Mbroni rrjetet e kompanise me mbrojtje Antivirus, spyware dhe antispam qe minimizon ngadalesimet e sistemit dhe vjen me opsione personalizuese.

    Antivirus / Antispyware
         - Eliminon gjithe llojet e rreziqeve duke perfshire ketu viruse,
           rootkits, worms dhe spyware.
         - Skanim opsional te mundesuara ne cloud:
                 *Whitelisting te file te sigurta duke u bazuar ne databazes se
                   reputacionit te file ne cloud.
                 * Vetem informacion per file te ekzekutueshme dhe te
                    arkivueshme qe jane derguar ne cloud.

    Host-based Intrusion Prevention System (HIPS)

        - Ju mundeson to specifikoni rregulla per regjistrin e sistemit,
          preceset, aplikacionet dhe file.
        - Mundeson mbrojtje te pacenueshme.
        - Detekton rreziqe te bazuara ne sjelljen e sistemit.

  • Microsoft System Center 2012 R2 Endpoint Protection

    Endpoint Protection, tani pjesë e suites System Center 2012, siguron serverat,workstations, kompjuterat, dhe pasisje të tjera nga viruset, spyware, rootkit dhe kërcenime të tjera. Configuration Manager 2012 lejon përdorimin e infrastrukturës menaxheriale ekzisutese për të shpërndarë dhe menaxhuar mbrojtjen endpoint. Kjo infrastrukturë e përbashkët ndihmon në uljen e kostove të pronësisë duke ofruar pamshmëri të përmirësuar dhe kontroll mbi menaxhimin dhe sigurinë e endpoint-it.

  • FortiNet FortiClient End Point Security

    FortiNet FortiClient Endpoint Security ofron siguri gjithëpërfshirëse dhe dinamike për endpoint-in e rrjetit. FortiClient Endpoint Security dhe FortiMobile Smartphone Security janë zgjidhje software të bazuara tek klienti, të dizenjuara për të ofruar karakteristika sigurie për kompjuterat e kompanisë dhe pajisjet në lëvizje. Kur përdoret në bashkëpunim me pajisjet FortiGate, FortiClient Endpoint Security dërgon kontroll endpoint, VPN dhe menaxhim kërcënimesh të integruara për PC dhe Laptop. FortiMobile ofron VPN, mbrojtje Interneti, filtrim telefonate dhe karakteristika sigurie të librit të adresave për smartphone dhe PC-të e xhepit. Shërbimet FortiGuard Security Subscription ofron aftësi zbulimi vazhdimisht të rinovuara, duke siguruar mbrojtje në kohë reale kundër kërcënimeve të tashme dhe ato në rritje.

  • Symantec Protection Suite

    Symantec Protection Suite ofron mbrojtje me disa shtresa nga siguria endpoint që udhëheq tregun, sigurimin e mesazhimit, të web-it, parandalimin e humbjes së të dhënave, dhe shitësin e rikuperimit të sistemit dhe të të dhënave. Eliminon kompleksitetin e ambjentit duke shpërndarë teknologji sigurie të integruar dhe esenciale të endpoint-eve dhe mesazhimit, si zgjidhje të përbashkuar me menaxhim të koordinuar. Kontrolle automatike që ndihmojnë në arritjen, vërtetimin, dhe përforcimin e mbështetjes ndaj rregulloreve të IT-së dhe objektivave rregullatore me lehtësi. Implementim dhe operacion i thjeshtëzuar duke shpërndarë me shpejtësi me ndërprerje minimale tek ambjenti juaj nëpërmjet menaxhimit të thjeshtë dhe utilizimit të optimizuar të burimeve të sistemit. Menaxhon në mënyrë qëndrore detyrat e backup-it dhe rikuperimit për disa laptopë dhe desktopë në të gjithë kompaninë. Mbrojtje e menjëhershme e kërcënimeve me mbështetje nga rrjeti Global Intelligence më të madhe në botë. Mbrojtje gjithëpërfshirëse virusi kundër kërcënimeve keqdashëse që kanë si shënjestër sistemet e Windows Mobile, Linux dhe Macintosh.

  • McAfee Total Protection for Endpoint

    McAfee Total Protection for Endpoint Enterprise Edition mbron endpoint-et, duke përfshirë sistemet Windows, Mac, dhe Linux, si dhe pajisjet në lëvizje.

    Mbrojtje totale për Endpoint Enterprise Edition është një zgjidhje e vetme, e integruar, që siguron sistemin dhe të dhënat kundër malware-eve të sofistikuar, sulmeve zero-day, sistemeve jo të pajtueshme dhe pajisjeve të pa-autorizuara. Mbron gjithashtu pajisjet e humbura ose të vjedhura duke i bllokuar hyrjen në sistemet tuaja që janë kritike për biznesin dhe të dhënave që janë të ndjeshme.