• Cisco Unified Communication 500 Series

    Cisco Unified Communications 500 Series për Small Business kombinon zërin, të dhënat, videot, sigurinë dhe më shumë në një zgjidhje lehtësisht të menaxhueshme.

    Cisco Unified Communications 500 Series për Small Business mbështet:

        - Zërin: Përdor aftësi të avancuara komunikimi duke përfshirë
          proçesim telefonate nga telefoni, voicemail, roje të
          automatizuar, dhe funksione konferencimi për t'ju përgjigjur
          klientëve më shpejtë dhe të kursesh para në shpenzimet
          me distanca të largëta.
        - Videon: Zhvillo takime ball-përballë nëpërmjet telefonatave
          video me Cisco Unified Video Advantage (kërkon Cisco USB
          Camera).
        - Wireless-in: Ndihmo punëtorët të jenë më produktiv dhe të
          bashkëpunojnë më mirë nëpërmjet hyrjes në aplikime dhe
          informacione nga kudo që të jenë duke punuar.
        - Produktivitetin: Integro me aplikime ekzistuese produktive
          të desktopit si programet, kalendarin, e-mailin dhe
          marredhëniet me klientin.
        - Routing-un e sigurt: Ul risqet e biznesit të lidhura me viruset
          dhe kërcënimet e tjera të sigurisë.

    "Merr një sistem të avancuar telefoni që zgjerohet ndërkohë që biznesi yt rritet dhe ndryshon, pa shumë shpenzime në kapital."

  • Cisco Unified Communications Manager Express

    Me Cisco Unified Communications Manager Express i ndërtuar posaçërisht për ju, merrni karakteristika komunikimi që ndihmojnë të gjithë të arrijnë nivele të larta produktiviteti.

    Cisco Unified Communications Manager Express mbështet:

        - Produktivitetin: Integrimi me Cisco Unified CallConnectors
          ndihmon stafin të bashkëpunojë më mirë, ofron informacion
          prezence (punëtorët mund të arrijnë kolegët me shpejtësi
          duke njohur para kohe nëqoftëse janë të disponueshëm
          dhe si preferojnë të kontaktohen), dhe lejon hyrje direkte në
          të dhënat e klientit.
        - Thjeshtësinë: Integro me kosto efektive zërin, videon,
          wireless dhe aftesitë e komunikimit në një platformë të vetme,
          duke eliminuar nevojën për servera të shumëfishtë për çdo
          aplikim.
        - Levizshmërinë: Shpërnda telefonatat hyrëse të biznesit tek
          telefonat levizës ose të shtëpisë të bazuar në nevojat
          individuale.
        - Video: Cilësi e përmirësuar e komunikimeve me Cisco Unified
          Video Advantage që ofron video nga telefonatat.
        - Efikasitet Operacional: Streamline operacionet tuaja dhe ul
          shpenzimet e rrjetit me integrimin e disa karakteristikave dhe
          aplikimeve në Cisco Integrated Services Routers.

    Për bizneset e vogla që kanë nevojë për të njëjtat aftësi telefonike të gjetura në kompani shumë më të mëdha, Cisco Unified Communications Manager Express ofron karakteristika komunikimi për të ndihmuar këdo të punojë në mënyrë më efikase.

  • Cisco Unified Communications Manager Business Edition

    Me këtë version të Cisco Unified Communications Manager, ju përfitoni nga karakteristikat e avancuara të komunikimit pa shpenzuar shumë në sistemin tuaj të telefonit.

    Cisco Unified Communications Manager Business Edition mbështet:

        - Thjeshtësinë: Integro me kosto efektive zërin, videon,
          mesazhimin dhe aftësitë e komunikimit të levizshëm në
          një platformë të vetme, duke eliminuar nevojën për servera
          të shumëfishtë për çdo aplikim.
        - Komunikimin e avancuar: Merrni akses të ndërtuar-brenda
          për karakteristika komunikimi të avancuara duke përfshirë
          aftësi të modifikueshme personale dhe aftësinë për të dëgjuar
          voicemail nëpërmjet Web, e-mail ose telefon. Ju mund të
          menaxhoni mesazhet tuaja në një mënyrë hands-free duke
          përdorur komanda natyrale të zërit.
        - Multimedian: Shto video me lehtësi tek telefonatat tuaja.
        - Wireless-in: Leviz nga një rrjet telefoni celular në një rrjet
          wireless të dhënash pa humbur asnjë lidhje.
        - Instalimin e lehtë: Përdor aftësitë për të krijuar profile
          përdoruesish që mund të kopjohen lehtësisht për të ulur
          kohën e instalimit.

    Për bizneset e vogla që kanë nevojë për të njëjtat aftësi telefonike të gjetura në kompani shumë më të mëdha, Cisco Unified Communications Manager Business Edition ofron komunikime të avancuara për të arritur nevojat në levizje të biznesit tënd.