• Cisco 1900 Series Integrated Services Routers

    Për një biznes si i juaji që është i varur nga teknologjia, Cisco 1900 Series Integrated Services Routers (ISRs) ofron performancë të lartë, lidhje shumë të sigurtë me disa shërbime integrimi që mund të transformojnë vëndin tuaj të punës me një set të gjerë shërbimesh, mbështetjesh nga media e pasur dhe përsosmërinë operacionale.

    Cisco 1900 Series Integrated Services Routers mbështet:

        - Lidhje nonstop: Disponueshmëri e lartë dhe uptime i rritur
          i biznesit nëpërmjet Cisco IOS Software, tepri hardware-i,
          dhe aftësi failover
        - Shërbime fleksibël: Mbështetje modulare për setin më të
          gjerë të rrjetit Cisco dhe shërbime sigurie, si dhe shërbime
          virtuale të modifikuara dhe me kërkesë
        - Siguria më e mirë në klasin e vet: Mbështet kundër sulmeve
          dhe kërcënimeve keqdashëse
        - Lëvizshmëri e sigurt: Hyrje wireless me shpejtësi të lartë
          lejon punonjësit të jenë më produktiv kur janë larg tavolinës
          së tyre të punës
        - Mbështetje VPN fleksibël: Jepu stafit dhe tele-punëtorëve të
          largët hyrje të sigurt tek asetet e kompanisë mbi një lidhje
          shumë të sigurtë

  • Cisco 800 Series Integrated Services Routers

    Për një biznes si i juaji që është i varur nga teknologjia, Cisco 800 Series Integrated Services Routers (ISRs) kombinon të dhënat, sigurinë, dhe shërbime wireless në një pajisje të vetme që është e lehtë për tu përdorur dhe e lehtë për tu menaxhuar.

    Cisco 800 Series Integrated Services Routers mbështet:

        - Shërbime bashkëvepruese me shpejtësi broadband: Merrni
          maksimumin nga lidhja juaj broadband
        - Siguri e fortë: Ul rreziqet e biznesit të lidhura me viruset
          dhe kërcënime të tjera të sigurisë
        - Mbështetje VPN: Jepu stafit të largët dhe tele-punëtorëve
          hyrje të sigurt tek asetet e kompanisë mbi një lidhje shumë
          të sigurt
        - Rrjet wireless: Mundësoni punonjësit tuaj të aksesojnë
          aplikime dhe informacion edhe kur janë larg tavolinës së
          tyre të punës

  • Cisco SRP 500 Series Services Ready Platforms

    Lidhni biznesin tuaj të vogël direkt me shërbime DSL dhe/ose 3G dhe merrni routing, switching dhe aftësi wireless në një platformë kompakte dhe fleksibël.

    Cisco SRP 500 Series Services Ready Platforms ofron:

        - Lidhje direkte me shërbime DSL dhe 3G, që mbështetet
          nga interoperabiliteti me pajisjet DSL të shpërndara nga
          shumica e distributorëve të shërbimit dhe një gamë modem
          3G USB
        - Aftësi VPN për të lejuar lidhje shumë të sigurta me pika të
          largëta dhe punonjës që udhëtojnë ose punojnë nga shtëpia
        - Inteligjencë e përfshirë për të mbështetur shërbime plus në
          të ardhmen, si telefoni pritëse IP dhe siguri pritëse

  • Cisco 500 Series Secure Routers

    Tani ju mund të kombinoni sigurinë, hyrjen në Internet, lidhjen VPN, dhe rrjetin opsional wireless në një router të vetëm që është i lehtë për tu përdorur.

    Cisco 500 Series Secure Routers ofrojnë:

        - Siguri të avancuar: Mbroni rrjetin tuaj nga sulmet,
          krimbat dhe viruset
        - Hyrje VPN: Hyrje e sigurt dhe e largët dhe lidhje pikë
          më pikë
        - Rrjete të sigurta opsionale wireless: Mbajini punonjësit
          tuaj të lidhur edhe kur janë larg tavolinës së tyre
        - Cilësi e shërbimit: Ofron lidhje të rrjedhshme zëri dhe
          video

  • Cisco Small Business Routers

    Lidhja e biznesit tuaj të vogël me botën e jashtme është po aq e rëndësishme sa të lidhësh pajisjet e brendshme të rrjetit me njëri-tjetrin. Bëji gjithë këto shkëmbime në mënyrë të sigurtë me Cisco Small Business Routers.

    Cisco Small Business Routers mbështet:

        - VPN: teknologjia Virtual Private Network lejon punonjësit
          tuaj të largët të lidhen me rrjetin tuaj nëpërmjet një
          rruge të sigurtë Interneti. Ato mund të hyjnë në e-mailet
          dhe dosjet e tyre si të ishin në zyrat e tyre.
        - Siguria: Firewall të ndërtuara përbrenda, enkriptim i
          avancuar, dhe autentifikimi i karakteristikave mbron rrjetin
          tuaj nga kërcënimet e jashtme, duke mbajtur asetet e
          biznesit tuaj të sigurta.
        - Lidhja: Të gjitha Cisco Small Business Routers vijnë me
          disa lidhje opsionale për zgjerim maksimal të rrjetit tuaj.
          Nëqoftëse po i përdorni për një numër të rritur fizik të
          portave fizike ose lidhje wireless, këto router janë
          ndërtuar për të dërguar ndarje lidhjesh të avancuara.