• Cisco SPA 300 Series IP Phones

    Cisco SPA 300 Series IP Phones që janë të përballueshëm, të besueshëm dhe të lehtë për t'u përdorur, janë idealë për bizneset e vogla dhe zyrat nga shtëpia. Këto telefona të thjeshtë IP ofrojnë një set të plotë karakteristikash që kushdo mund ti përdorë. Ju merrni të mirat e telefonit IP duke mbajtur shpenzimet e ulëta.

    Benefitet e tyre përfshijnë:

         - Përballueshmërinë: Merrni telefonin që është i saktë për
           nevojat e biznesit tuaj, pa qenë nevoja të shpenzoni
           shumë.
         - Përshtatshmërinë: Cisco SPA IP Phones janë të ndërtuar
           specifikisht për të përmbajtur karakteristika të reja dhe
           unksionalitete, që janë vazhdimisht të sjella nga
           distributorët e shërbimit.
         - Lidhjen: Ju mund të përdorni Cisco SPA 300 Series IP
           Phones për t'u lidhur direkt me një distributor shërbimi të
           Internetit në telefon, një sistem IP PBX, ose një shpërndarje
           në shkallë të madhe IP Centrex.
         - Thjeshtësinë: Telefonat SPA 300 Series IP ofrojnë një
           eksperiencë intuitive dhe me shumë karakteristika për të
           gjithë punonjësit.

  • Cisco SPA 500 Series IP Phones

    Cisco SPA 500 Series IP Phones janë të dizenjuar për të përmirësuar dhe thjeshtëzuar komunikimin përtej gjithë kompanisë suaj.

    Nga korridori te salla e mbledhjeve, këto telefona ofrojnë mjaft karakteristika për këdo, nga drejtorët tekl punonjësit individual dhe deri tek stafi i mirëmbajtjes. Punonjësit tuaj qëndrojnë produktiv, dhe gëzojnë hyrje të besueshme tek komunikimet e zërit dhe të të dhënave kudo ku shkojnë, por shpenzimet tuaja qëndrojnë të ulta.

    Cisco SPA 500 Series IP Phones mbështesin:

         -
    Zërin dhe të dhënat, njëkohësisht: Komunikimi i integruar
           drejt e në telefon i lejon punonjësit që të bëjnë telefonata
           me zë dhe të hyjnë në të dhënat e korporatës, si drejtoritë
           e kompanisë, me lehtësi dhe shpejtësi, kudo që të jenë
           duke punuar.
         - Karakteristikat e telefonisë intuitive dhe me lehtësi përdorimi:
           Punonjësit mund të përdorin karakteristikat e sistemit të tyre
           të telefonisë, duke përfshirë: speakerphone, ri-marrje,
           transferim telefonate, konferencim, paging, intercom, kontroll
           volumi, pritje mesazhi dhe drita indikuese për voicemail,
           buton për ta bërë pa zë, përdorim i kufjeve dhe direktori për
           historinë e telefonatave.
         - Interoperabilitetin gjithëpërfshirës dhe setin e karakteristikave
           të bazuara në SIP: Këto telefona janë testuar për të siguruar
           që ofrojnë interoperabilitet gjithëpërfshirës me pajisje të
           bazuar në SIP, Voice Over IP (VoIP).
         - Pajtueshmërinë e rrjetit: Këta telefona integrohen lehtësisht
           me Cisco Smart Business Communications System, dhe
           rrjeti juaj Cisco mund t'i zbulojë automatikisht kur ato vijnë
           në rrjetin tuaj, duke eliminuar kostot dhe kompleksitetet e
           shtimit ose heqjes së telefonave.

    Këto telefona të përballueshëm ekonomikisht, të besueshëm dhe me stil, ofrojnë një eksperiencë intuitive dhe të pasur për përdoruesin me audio wideband për të lidhur punonjësit dhe zyrat, mbështetje për aplikimet në telefon për të rritur produktivitetin dhe enkriptimin, për të rritur sigurinë. Cisco SPA 500 Series ofron gjithashtu një gamë të gjerë karakteristikash për mbrojtjen e investimeve që mund të ndihmojnë biznesin tuaj të vogël të ecë përpara.