Garanci Standarte

Ne kemi në dispozicion të klientëve infrastrukturë të plotë për suportin e atyre që po përballen me probleme dhe difekte tek produkte që kanë blerë tek ne.  Departartamenti Shërbim Enterprise përfshin një ekip administrativ të dedikuar që asiston në rregjistrimin dhe vërteton garancinë tuaj. Proçesi ndiqet nga ekipi yne i inxhinierëve të cilët janë të çertifikuar për çdo linjë produktesh që shiten me garanci. Ata sigurojnë diagnostifikim dhe zgjidhje efektive të problemit. Si i tillë, Departamenti Shërbim Enterprise Service mundëson qartësimin e të gjithë proçeseve dhe ofron suport teknik dhe administrativ duke punuar si një ndërfaqe midis klientëve dhe prodhuesve IT.