Pajisje Hua ose Zëvëndësim / Ofrim Pjesë Këmbimi

Për klientët me marrëveshje kontraktore të vlefshme me InfoSoft Systems, ne ofrojmë ose hua ose zëvendësim produkti (nëse aplikohet). Ne, gjithshtu, ofrojmë për ju pjesë këmbimi për kërkesa brenda-garancisë ose jashtë-garancisë. Ne mbajmë në gjendje një sasi të konsiderueshme pjesësh këmbimi në stok në mënyrë që të sigurojmë kohën më të mirë të mundshme për riparimin e produkteve të deklaruara. Ne furnizohemi me pjesë këmbimi për të gjithë gamën e produkteve që tregëtojmë, si: HP, IBM, Lenovo, Xerox, Dell, Epson, Sharp, APC, TrippLite.