Programi i Avancuar i Garancisë

Çfarë na bën ne të ndryshëm në tregun që po ndryshon shumë shpejtë, si ai i IT-së, është aftësia për të dhënë nivele shumë më lartë të garancisë dh limitet e saj. Programi ynë i garancisë së avancuar është i vlefshëm për gjithë klientët që dëshirojnë të rrisin garancinë e ofruar si standart prodhimi.

Kjo mund të behet:

    - Në kohën e blerjes
    - Përgjatë periudhës së garancisë
    - Në fund të periudhës së garancisë standarte

Nëse bleni një produkt të ri, keni filluar të investoni para. Ju mund ta bëni këtë në çdo pikë shitje IT. Çdokush mund t'ju shesi juve një produkt, duke filluar që nga supermarket IT-je deri tek dyqani juaj i lagjes. Sidoqoftë, vetë nëpërmjet nesh ju mund ta mbroni investimin dhe ndërmarrjen tuaj për një kohë të gjatë, programi ynë i Garancisë së Avancuar ofron pikërisht këtë. Ne jemi liderët në IT-në e Shqipërisë dhe kjo e bë InfoSoft Systems të kualifikohet si i pari dhe i vetmi i llojit të tij. Kjo na bë ne krenar dhe të privilegjuar që ofrojmë këtë mundësi klientëve tanë.

Programi i Garancisë së Avancuar që fuqizohet nga shitësit tanë si: HP, CISCO, DELL, APC, Epson, Tripp Lite, ju lejon juve të:

    - Mbroni biznesin tuaj
    - Të minimizoni downtime-in tuaj
    - Të jeni ju prioriteti dhe të mos prisni në radhë për riparim
    - Të jeni të qetë (sepse ju nuk keni më nevojë të paguani asgjë
      tjetër përveç kostos fillestare të programit)

Programi i Garancisë së Avancuar mund të jetë i ndryshëm në varësi të produktit.

Për më tepër informacion për këtë temë, ju lutemi të na kontaktoni nëpërmjet e-mailit tonë:
garanci@infosoftgroup.com.al.