• Cisco D98xx Series Integrated Reciever Decoders

    Marrësit dhe dekoderat MPEG-2 dhe MPEG-4 janë produktet blerëse me set karakteristikash të përcakturara dhe faktor formë që barazojnë vlerën me performancën për një aplikim të dhënë.

    Së bashku me marrësit që dekodojnë një program të vetëm, ka gjithashtu aplikime për marrës multi-decrypt (MDRs) që mund të dekriptojne programe të shumta për një rrymë të vetme transporti. MDR jonë mund të dekriptojë njëkohësisht deri në 16 programe dhe të dërgojë programe të koduara MPEG "in-the-clear". Së bashku me inputin e L-Band, ne ofrojmë disa marrës me input interface ASI ose IP për të mbështetur aplikimet ku sinjali është i transportuar prej rrjeteve tokësore në vend të një lidhjeje satelitore.

    Për të siguruar sigurinë e përmbajtjes, modelet e ndryshëm të marrësëve tanë mbështësin hyrjen me kusht të PowerVu, DVB ose BISS. Së bashku, një nga marrësit tanë më të rinj mbështet sistemet me hyrje me kushte të shumta (CA) dhe ofron një rrugë efikase për dërgesën e më shumë videove nëpërmjet bandwidth-it ekzistues satelitor, duke përdorur DVB-S2, standarti i gjeneratës së dytë për transmetim video dixhital me satelit.

    Si specialitetin tonë, për rrjetet e biznesit dhe ato private, ne ofrojmë marrës me set karakteristikash të përcaktuara në mënyrë që të ofrojmë çmimin më të mirë duke siguruar dhe kërkesat e veçanta të këtyre aplikimeve, si mbështetjen e transmetimit të të dhënave ndihmuese.

  • Cisco D9900 Digital Content Multiplexer

    Scientific Atlanta's Digital Content Manager (DCM) është një platformë proçesimi multiplexer/video që është ekstremisht e dendur, dhe e aftë për të ardhmen, që të ndihmon të hedhësh dhe menaxhosh shërbimet dixhitale – të tashmes dhe të së ardhmes – ndërkohë që të jep lirinë dhe fleksibilitetin për nevojat e tua operacionale.

    DCM mund të ndihmojë operatorët të:

        - Menaxhojnë të gjitha shërbimet dixhitale, duke proçesuar
          ekonomikisht deri në 2,000 standard-definition (SD) ose
          deri në 500 high-definition (HD) rrymë videosh MPEG nga një
          platformë e vetme për t'u lejuar operatorëve fleksibilitetin e ri
          në arkitekturat multiplexing, si dhe shkallëzimin madhështor
          dhe pika kosto-për-rrymë që nuk kanë qenë më parë në
          dispozicion, të gjitha vetëm në 2 RU
        - Optimizojnë dhe menaxhojnë bandwidth-in e disponueshëm
          të rrjetit, sidomos me popullaritetin në rritje të HDTV
        - Dërgojnë më shumë programe me më pak bandwidth duke
          mbajtur cilësinë më të mirë në klasë videoje, me gjeneratën
          tonë të re të algoritmeve transrating
        - Gjenerojnë të ardhura të reja me shtimin e mundësive të reja
          për reklama, duke përfshirë një aftësi të butë bashkimi për
          shumë programe, duke përfshire Content-On-Demand
        - Sigurojnë përmbajtjen për shërbimet e transmetimit dhe të
          videos me kërkesë. DCM eshte ne perputhje me DVB
          SimulCrypt
        - Dërgojnë besueshmerinë e nevojshme në rrjet për të mbetur
          në garë me teprinë e pajisjeve 1:1 si dhe tepri në shërbim
        - Proçesojnë me efikasitet kompleksitetin gjithnjë e në rritje
          dhe numrin e rrymës së videove dixhitale ndërkohë që
          përmirëson cilësinë e përgjithshme të videos
        - Transportimin e besueshëm mbi rrjetet e IP-se me Forward
          Error Correction