• HP

    HP është zhvillues, prodhues dhe ofrues global për kompjutera, data storage, dhe hardware rrjeti, dizenjim software, lëvrues shërbimesh dhe ofrues produktesh, teknologjish, software, zgjidhje dhe shërbime për një gamë të gjerë klientësh, duke filluar nga klientët individual, biznese të vogla dhe të mesme (SMB) dhe korporata, deri tek klientët në sektorët shtetërorë, shëndetësi dhe edukim.

    HP ofron infrastrukturë dhe oferta biznesi që nga pajisje dore deri tek disa prej instalimeve më të fuqishme botërore super-kompjutera, duke ofruar tek klientët një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh nga digital photography tek argëtimi dixhital, dhe nga kompjutera në printim shtëpie.

    InfoSoft Systems është partner i HP që prej vitit 2002 (viti i bashkimit me Compaq) dhe më parë ishte partner me “Compaq”. Duke qenë "HP GOLD Specialist Partner", na ndihmon të eksplorojmë mënyrën se si teknologjia dhe shërbimet mund të ndihmojnë njerëzit dhe kompanitë për të specifikuar problemet dhe  sfidat, të realizojnë mundësitë dhe aspiratat e tyre.

    Specializime specifike si “Computing Systems Specialist”, “Network Security Specialist”, “Expert”, “Imaging & Printing Solution Specialist”, “PSG Personal Computing Specialist” na mundësojnë dhe ndihmojnë të aplikojmë ide të reja, të krijojmë më lehtë eksperienca të vlefshme dhe të jemi të besuar në teknologji duke përmirësuar vazhdimisht mënyrën se si klientët tanë punojnë dhe jetojnë.

    Specializime të tjera si “HP Service Sales Specialist” dhe “HP Authorized Service Partner” na lejon të ndihmojmë klientët të ulin riskun me nivelet e mbështetjes nga bazik deri tek mision kritik. Ata mbulojnë të gjithë produktet IT në të cilat mbështetet biznesi i klientëve tanë: servera, storage, rrjeta, desktops, laptop, printim dhe imazh, dhe software.

    Ky partneritet ka qënë sukses dy-palësh dhe ne vazhdojmë të fuqizojmë lidhjen tonë edhe gjatë vitit 2012.

    Për më tepër informacion, klikoni këtu.

  • IBM

    InfoSoft Systems është partner i IBM që prej vitit 1994. IBM është një kompani shumëkombëshe që ofron teknologji kompjuterike dhe konsulencë korporate. Ajo është një nga të paktat kompani të IT-ve me një histori të vazhdueshme që daton që në shekullin e 19.

    IBM prodhon dhe shet pajisje kompjuterike dhe software dhe ofron shërbime të infrastrukturës, shërbimet e hosting dhe shërbime këshilluese në fushat që variojnë nga kompjuterët mainframe në nanoteknologji. InfoSoft Systems vazhdon të rrisë bashkëpunimin me zgjidhjet e IBM.

    Për më tepër informacion, klikoni këtu.