InfoSoft Systems, kompania lider në treg për ofrimin e shërbimeve në fushen IT, ofron mundësi internship-i për studentë që frekuentojne degët Administrim Biznesi dhe Marketing.

Internshipi do te kombinojë të mësuarit teorik dhe angazhim në projekte praktike në ambientet tona të punës. Do të ketë përfshirje në punë në grup, diskutime, prezantime, pjesëmarrje në evente të ndryshme etj.

Në dispozicion të studentëve do të vihen materiale, literaturë informuese, udhëheqës për trajnimin.

Kohëzgjatja e këtij programi internship-i do të jetë maksimalisht 3 muaj, në periudhën Janar 2019 -Mars 2019, nga e hëna në të premte.

Studentët që do të kenë rezultate të larta në testimet që do të bëhen, kompania mund t’ju ofrojë edhe kontratë punësimi.

Kriteret për studentët:

  • Te jenë në vazhdim të Master-it në degët Marketing & Administrim Biznesi
  • Rezultate të mira gjatë studimeve
  • Përkushtim dhe obligim për pjesëmarrje të rregullt
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze
  • Aftësi për të punuar në grup
  • Energjikë, kreativë dhe sfidues

Të interesuarit të dërgojnë CV dhe letër interesi në adresën e_mail: humanresources@infosoftgroup.com.al

Studentët që plotësojnë kushtet e lartpërmendura do t’i nënshtrohen procesit të  intervistimit dhe testimit nga Burimet Njerëzore.