Infosoft Systems, kompania lider në treg për ofrimin e shërbimeve në fushën IT, ofron mundësi Internship-i për studentë që frekuentojnë degët Administrim Biznesi, Marketing, Marrëdhënie Ndërkombëtare, në fushën e shitjeve dhe marketingut!

Internshipi do të kombinojë të mësuarit teorik dhe angazhim në projekte praktike në ambjentet tona të punës. Do të jetë i organizuar në module dhe do të përfshijë punë në grup, diskutime, simulime, prezantime të shkurtra etj.

Në dispozicion të studentëve do të vihen materiale, literaturë informuese, udhëheqës për trajnimin. Instruktorët tanë janë ekspertë të fushave të tyre dhe i plotësojnë kriteret e larta për mësimdhënien e programeve zyrtare trajnuese.

Kohëzgjatja e këtij programi Internshipi do të jetë 40 ditë, në periudhën 01.07.2019-10.08.2019, nga e hëna në të premte, rreth 2-3 orë në ditë.

Studentët që do të kenë rezultate të larta në testimet që do të bëhen, kompania mund t’ju ofrojë edhe kontratë punësimi.

Kriteret për studentët:

● Studentë në përfundim të studimeve (Bachelor ose Master), Administrim Biznesi, Marketing, Marrëdhënie Ndërkombëtare.

● Rezultate të mira gjatë studimeve

● Përkushtim dhe obligim për pjesëmarrje të rregullt

● Njohuri të mira të gjuhës angleze

● Aftësi për të punuar në grup

● Aftësi të mira komunikuese dhe organizative

Pjesëmarrësit do të maten në performancë dhe do të vlerësohen gjatë gjithë Internshipit në fushat përkatëse. Pjesëmarrësit do kenë aftësi shitëse të aplikueshme në disa sektorë të ekonomisë.

Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV-të dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresen e-mail: humanresources@infosoftgroup.com.al

Studentët që plotësojnë kushtet e lartpërmendura do t’i nënshtrohen procesit të intervistimit dhe testimit nga Burimet Njerëzore.