04.05.2011 16:11 Age: 6 yrs
Category: Press releases
By: Infosoft Systems

InfoSoft Systems realizon me sukses projektin e Portabilitetit të Numrit

InfoSoft Systems vazhdon të thjeshtëzojë kanalet e komunikimit nëpërmjet teknologjive më të fundit


InfoSoft Systems, lider prej vitesh në tregun shqiptar të IT, ka përmbushur në kohë rekord, në përputhje me të gjithë standartet dhe duke përdorur teknolgjitë më të avancuara, Implementimin e Databazës Referencë që mundëson shërbimin e portabilitetit të numrit. Përmbushja me sukses e këtij projekti të rëndësishëm është pa dyshim një arritje e madhe për InfoSoft Systems.

Për të përmbushur këtë projekt në kohë, staf i dedikuar i inxhinierëve të InfoSoft Systems ka punuar pa u lodhur në bashkëpunim me AKEP, UTI dhe Operatorët e Telekomunikacionit për të bërë të mundur që klientët shqiptarë të përzgjedhin kompaninë celulare që përmbush më mirë nevojat e tyre. Shërbimi i portabilitetit të numrit siguron komunikimin elektronik në kohë reale midis mbajtësve mobile, pra bën të mundur që shërbimi i kalimit të numrit të bëhet në kohë të shkurtër. Për më shumë, ky proçes është i monitoruar në çdo moment nga AKEP.

Inagurimi zyrtar i këtij shërbimi u realizua në 2 Maj 2011 nga Kryeministri i Shqipërisë, Dr. Sali Berisha nëpërmjet një konference për shtyp në Zyrat Qëndrore të InfoSoft Group. Në fjalimin e tij, Dr. Berisha theksoi se ky është një moment i rëndësishëm jo vetëm për industrinë e telekomunikacionit por gjithashtu një faktor kontribues për zhvillimin e përgjithshëm të Teknologjisë së Informacionit për vendin. Dr. Berisha shprehu gëzimin e tij rreth faktit se një projekt i tillë ishte implementuar nga një kompani shqiptare IT, më e madhja në kategorinë e saj në treg, siç tha: “Fakti që ky proçes u përmbush nga një kompani shqiptare, që qëllon të jetë me e madhja në vend, është ekstremisht pozitive”.

Në këtë event Kryeministri Berisha, i cili shoqërohej nga Ministri i Inovacionit, Teknologjisë së Informacionit dhe Telekomunikimit, Z. Genc Pollo, Kryetari i AKEP, Z. Pirro Xhixho si dhe Presidenti i InfoSoft Systems, Z. Grigor Joti, vizituan ambientet ku sistemi teknik është lokalizuar.

Operimi dhe suporti që InfoSoft Systems do të ofrojë për sistemin e portabilitetit të numrit për vitet në vijim, i lejon kompanisë të zhvillohet dhe specializohet edhe më tej në sistemin IT të shërbimeve të suportit për Industrinë e Telekomunikacioneve, pra duke zgjeruar aftësitë e saj në shërbim.