< InfoSoft Systems supports the Second Regional Innovation Camp of Junior Achievement of Albania
30.06.2014 11:55 Age: 3 yrs
Category: Press releases

InfoSoft Systems mbështet Kampin e Dytë Rajonal të Inovacionit të Junior Achievement of Albania

Kampi i Inovacionit është një praktikë ndërkombëtare për të zhvilluar mendimin e biznesit tek të rinjtë dhe në Shqipëri ka pasur një prurje idesh tejet novatore për biznese “të zgjuara” që mund të rrisin cilësinë e shërbimeve të ndryshme që ofrohen në Shqipëri nëpërmjet teknologjisë së informacionit.


Ditën e premte, datë 13 Qershor 2014, Junior Achievement of Albania organizoi Kampin e Dytë Rajonal të Inovacionit në qytetin e Vlorës me mbështetjen e InfoSoft Systems.

Kampi i Inovacionit është një praktikë ndërkombëtare për të zhvilluar mendimin e biznesit tek të rinjtë dhe në Shqipëri ka pasur një prurje idesh tejet novatore për biznese “të zgjuara” që mund të rrisin cilësinë e shërbimeve të ndryshme që ofrohen në Shqipëri nëpërmjet teknologjisë së informacionit.

Sfida e propozuar në këtë aktivitet ishte: Si mund të nxitet punësimi i të rinjve, në sektorin e ekoturizmit dhe sporteve në natyrë, përmes aplikacioneve teknologjike?

18 nxënës, përfaqësues të shkollave të mesme të rrjetit te Junior Achievement në rajonin jug-perëndimor të vendit, të grupuar në 6 ekipe, punuan nën këshillimin e 6 mentorëve për të përpunuar zgjidhje novatore.

Në bazë të temës, zgjidhjet e propozuara prej tyre konsistonin në:

a) Smart-bike – Biçikleta inteligjente: Hapja e një mini-biznesi me biçikleta inteligjente, të cilat kombinojnë eficencën e çiklizmit sportiv me nevojën për transport urban ekologjik. Aplikacioni i biçikletës inteligjente, i cili shoqërohej me një kostum të posaçëm, bën të mundur reagimin e mjetit ndaj ndryshimeve të motit dhe peshës së individit.

b) Smart Tour Albania - Hapja e një mini-biznesi në formën e një qendre turistike dhe informacioni që nxit punësimin e të rinjve, përmes promovimit të turizmit. Smart-tour prezantoi syze inteligjente, të cilat ofrojnë informacion në kohë reale përmes aplikacioneve high-tech që ndërlidhin qendrën e informacionit me turistët.

c) T-interaction – hapja e një mini-biznesi që ofron shërbime marketingu (ads) dhe ndërlidh ofertën në treg me sektorin e turizmit. Grupi prezantoi një sistem aplikacionesh për PC dhe mobile.

d) Eco Bar Albania – hapja e një bari ekologjik dhe ofertimi i produketeve bio. Faqja e barit dhe mjedisi i tij janë të pasur me aplikacione inteligjente (web dhe mobile) që lehtësojnë lëvizshmërinë e turistëve dhe eco-friendly travelers.

e) Koloseu – hapja e një mini-biznesi që punëson të rinjtë, në shërbim të promovimit të sporteve në natyrë (outdoor sports) duke targetuar turistët e huaj dhe turistë në moshë, për promovimin e zonave turistike të Vlorës dhe me perspektivën për t’u zgjeruar më gjerë.

f) LOG-in – hapja e një mini-biznesi, të qendërzuar në një faqe interaktive dhe informuese, që ndërlidh punësimin e të rinjve duke dhënë informacion në forma të ndryshme në lidhje me ekoturizmin dhe sportet në natyrë dhe duke shërbyer si platformë reklamimi nga përdorues dhe biznese të ndryshme (operatorë turistikë).

Fitues i këtij Kampi u shpall ekipi me idenë e Eco Bar-it. Nxënësit e ekipit fitues përfituan dhuratë nga një tablet që u mundësuan nga Infosoft Systems!

Në vendin e dytë u rendit Smart Bike dhe në vend të tretë Smart Tour Albania.

Në përfundim të kampit, gjatë ceremonisë së shpalljes së çmimeve, Zj. Nora Malaj, Zëvendësministre e Arsimit dhe Sportit përshëndeti nxënësit, mësuesit, të ftuarit dhe mbështetësit e organizimit të këtij eventi duke përfshirë këtu edhe InfoSoft Systems.