< InfoSoft Systems supports the Second Regional Innovation Camp of Junior Achievement of Albania
26.11.2014 01:00 Age: 3 yrs
Category: Press releases

InfoSoft Systems Bëhet Microsoft Authorized Education Reseller


InfoSoft Systems fiton epërsi duke u përkushtuar tek klientët në fushën e edukimit

InfoSoft Systems ka arritur statusin e Microsoft Authorized Education Reseller (AER), duke treguar kështu aftësinë që të përballet me nevojat në zhvillim e sipër të klientëve në fushën e edukimit. Për të marrë autorizimin Microsoft AER, partnerët duhet të japin një test për të vërtetuar nivelin e tyre të liçencimit akademik dhe ekspertizën e tregut.

Programi AER është i dizenjuar për të trajnuar rishitësit pjesëmarrës në Microsoft’s Academic Licensing, i autorizon ata për të blerë dhe rishitur Liçencat Akademike Microsoft dhe tregon potencialin e tyre tek klientët potencialë që ata janë partnerë në edukim të aprovuar të Microsoft.

Autorizimi Microsoft AER tregon përkushtimin dhe specializimin tonë në tregun e IT-së në Edukim dhe tregon njohuritë tona për Microsoft dhe produktet akademike të tij. Ne shpresojmë të zhvillojmë suksesin e klientëve tanë duke shërbyer si konsulentë teknologjik për nevojat e tyre IT.

“Duke u bërë AER, partnerët tregojnë se janë të përkushtuar dhe të trajnuar për të dhënë produktet akademike të Microsoftit me skonto për tregun e edukimit” tha Anthony Salcito, zv. president i Edukimit për Sektorin Publik në të gjithë botën tek Microsoft Corp. “Ky autorizim, së bashku me iniciativat e tjera me partnerët tanë në edukim, i njeh partnerëve tanë ekspertizën e tyre, dhe klientëve tanë në Edukim i jep konfidencën që ata po blejnë nga Specialistë të Edukimit IT.”

Programi Microsoft AER është dizenjuar që t’i japë partnerëve që lëvrojnë produkte dhe shërbime edukimi nëpërmjet platformës së Microsoft së bashku me trajnimin, resurset dhe suportin për të cilin kanë nevojë në mënyrë që t’i japin klientëve të tyre eksperienca superiore.