< InfoSoft Systems receives the highest status with HP, HP Platinum Partner Converged Infrastructure
09.03.2015 00:42 Age: 3 yrs
Category: Press releases

InfoSoft Systems arrin statusin më të lartë me HP, HP Platinum Partner Converged Infrastructure

InfoSoft Systems merr titullin më të lartë me Hewlett-Packard, HP Platinum Partner Converged Infrastructure.


InfoSoft Systems merr titullin më të lartë me Hewlett-Packard, HP Platinum Partner Converged Infrastructure. HP është një kompani e mirënjohur mbarëbotërore me eksperiencë shumë-vjeçare në tregun e produkteve dhe shërbimeve të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në botë.

Marrëdhënia e InfoSoft Systems me HP ka filluar që prej shumë vitesh tashmë dhe dalëngadalë, status pas statusi, InfoSoft Systems ka arritur dhe statusin me të lartë të mundshëm me këtë kompani globale.

24 vjet eksperiencë në tregun shqiptar, me një gamë të gjerë produktesh e shërbimesh për çdo ambient teknologjik, InfoSoft Systems bëhet kompania e vetme shqiptare që arrin statusin HP Platinum Partner.

Arritja e statusit HP Platinum Partner është një vërtetim i eksperiencës dhe punës së palodhshme të stafit të kompanisë. Çertifikimi në nivelet më të larta të ekipit tonë për të realizuar projektet më komplekse teknologjike dhe dhënia e zgjidhjeve më efiçente, mundësoi marrjen e këtij statusi.

InfoSoft Systems është gjithmonë në proces zhvillimi të përhershëm dhe rritjeje në standardet më të larta ndërkombëtare. Marrja e ketij statusi e dëshmon më së miri këtë dëshirë të kompanisë sonë. 

Dorezimi i statusit HP Platinum Partner Converged Infrastructure u realizua nga Sokol Vladi, përfaqësuesi i kompanisë së mirënjohur mbarëbotërore Hewlett-Packard në Shqipëri dhe Kosovë.