< IDC: InfoSoft Systems, the leading Albanian IT service providers
18.10.2012 09:30 Age: 5 yrs
Category: Press releases

InfoSoft Systems arrin Çertifikimin e Argjendtë nga Cisco në Shqipëri

"Me specializimet në Silver Partner, InfoSoft Systems ka bërë një investim në dhënien e zgjidhjeve teknologjike të integruara dhe të personalizuara për kërkesat e klientëve të sotshëm."


Tiranë, Shqipëri - 19.06.2012 - InfoSoft Systems sh.p.k. deklaroi sot marrjen e Çertifikatës së Argjendtë nga Cisco. Në mënyrë që të merrte Çertifikatë e Argjendtë, InfoSoft Systems duhej të arrinte disa standarte rigoroze për kompetencat në networking, shërbimin, siportin dhe kënaqjen e klientit, të vendosura nga Cisco. 

“Cisco është i vendosur të sigurojë mjetet e duhura, trajnimet dhe programet për të ndihmuar në rritjen e partnerëve, diferencimin e tyre dhe rritjen e fitimeve të tyre," tha Surinder Brar, drejtori gjeneral i kanaleve botërore në Cisco. "Me specializimet në Silver Partner, InfoSoft Systems ka bërë një investim në dhënien e zgjidhjeve teknologjike të integruara dhe të personalizuara për kërkesat e klientëve të sotshëm."

Si Silver Partner i Çertifikuar i Cisco-s, InfoSoft Systems ka përmbushur disa kërkesa për të marrë një nivel ekspertize shumë të gjerë. Në mënyrë që të merrte Çertifikatën e Argjendtë të Cisco-s, InfoSoft Systems-it i duhej të merrte dy nga katër specializimet e avancuara të Cisco-s: Unified Communications, Routing dhe Switching, Security, dhe Wireless LAN, ose Cisco Express Unified Communications Specialization dhe një nga specializimet e avancuara: Routing dhe Switching, Security, dhe Wireless LAN. Si shtesë, InfoSoft Systems-it i duhej të integronte edhe Cisco Lifecycle Services në ofrimet e tij dhe të mbante nivele të larta të kënaqësisë së klientëve, e bazuar kjo në pyetësorë të pavarur që matnin kënaqësinë e klientëve.

Programi i Cisco Resale Channel i mundëson partnerëve trajnime që duhen për rritjen e shitjeve, rritjen e aftësive teknike dhe Cisco Lifecycle Services, dhe pastaj konfirmon aftësitë e tyre nëpërmjet një auditimi nga një palë e tretë. Çertifikimet e partnerëve të rishitjes së produkteve Cisco: Gold, Silver, Premier dhe Select, përfaqësojnë një gamë të gjerë aftësish për teknologji kyçe dhe aftësinë e partnerëve për të mundësuar zgjidhje të integruara për networking. Specializimet e partnerëve të rishitjes së produkteve Cisco: Master, Advanced dhe Express, reflektojnë një rritje të shitjeve, dhe ekspertizës teknike dhe ekspertizës në shërbim për teknologji të veçanta.