< IDC: InfoSoft Systems, the leading Albanian IT service providers
08.08.2012 09:15 Age: 5 yrs
Category: Press releases

IDC: InfoSoft Systems mbetet lider i ofrimit të shërbimeve IT në Shqipëri

Ky është konkluzioni i publikuar nga IDC në një studim special që kjo kompani ka realizuar për “Parashikimin e Tregut të IT-së në Shqipëri 2012-2016 dhe renditja e shitjeve për vitin 2011”.


Tiranë, - 08.08.2012 - “InfoSoft Systems mbetet lider përsa i përket ofrimit të shërbimeve të Teknologjisë së Informacionit në tregun shqiptar”. Ky është konkluzioni i publikuar nga IDC në një studim special që kjo kompani ka realizuar për “Parashikimin e Tregut të IT-së në Shqipëri 2012-2016 dhe renditja e shitjeve për vitin 2011”.

Sipas këtij studimi, në vitin 2011, tregu i Teknologjisë së Informacionit në Shqipëri, ka pësuar një rritje prej 5.5% nga viti në vit duke arritur në kuotën e 190.43 milion dollarëve. Përfundimet e Raportit të IDC-së, tregojnë se InfoSoft Systems zotëron tashmë 22.9% të tregut.

Kompania jonë ka përfunduar me shumë sukses dy nga katër projektet më të mëdha për Software në vitin 2011 si: “Prokurimi dhe dorëzimi i aplikacioneve Software-ike në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale” dhe “Mirëmbajtja dhe përmirësimi i zgjidhjes eCabinet për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit”.

Përsa i përket Shitjes së paketave Software-ike, IDC shprehet se “InfoSoft Systems u ngjit në vendin e tretë (nga vendi i katërt që ishte në vitin 2010), direkt pas Microsoft dhe Oracle, duke raportuar të ardhura prej 0.68 milionë dollarë për 7.2% të tregut të zotëruar gjatë vitit 2011”. “Rritja e madhe e shitjeve prej 29.1% në vitin 2011 mund t’i atribuohet një numri të madh të liçensave dhe kontratave të qëndrueshme me qeverinë qëndrore”, shpreh raporti i IDC.

Çfarë mund të presim në tregun e IT-së gjatë vitit 2012 dhe më tej

IDC beson se shpenzimet për qëllime të Teknologjisë së Informacionit në Shqipëri do të rriten me 2.5 % në vit gjatë 2012-ës. Për periudhën e mbetur (2013-2016), IDC parashikon një rritje të lehtë. Pritet një  lloj ngadalësimi në telefoninë celulare dhe shpërndarjen e pajisjeve të Network-ut, ndërkohë që përbërësit tradicional të IT-së (Servera IT, Software, kompjutera dhe periferikët hardcopy) do të qëndrojnë në nivele shumë më të mira.