< “Cloud Computing”, InfoSoft Systems concludes successfully the project with Albanian Government
24.02.2012 10:37 Age: 6 yrs
Category: Press releases

“Cloud Computing”, InfoSoft Systems mbyll me sukses projektin me qeverinë shqiptare

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) përzgjodhi për të dizenjuar dhe zbatuar zgjidhjen private Cloud, dy nga ofruesit më të hershëm të zgjidhjeve teknologjike: InfoSoft Systems dhe shërbimet e Microsoft.


InfoSoft Systems ka përfunduar me sukses projektin e instalimit të zgjidhjes “Cloud Computing” për institucionet e qeverisë shqiptare.

Ministritë dhe agjencitë publike menduan të përmirësonin përdorimin e rrjetit teknologjik të tyre, por kjo iniciativë më pas u kthye në një problem. Agjencia e ngarkuar me trajtimin e kësaj sfide u gjend me mungesa të mëdha në burimet informatike dhe personelin e specializuar për të manaxhuar qindra servera tradicionalë.

Zgjidhja e duhur për këtë problem ishte “Cloud Computing”, nëpërmjet të cilës burimet informatike jepen si një shërbim online, duke çliruar përdoruesit e aplikimit nga nevoja për të menaxhuar hardware-in themelor.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) përzgjodhi për të dizenjuar dhe zbatuar zgjidhjen private Cloud, dy nga ofruesit më të hershëm të zgjidhjeve teknologjike: InfoSoft Systems dhe shërbimet e Microsoft. InfoSoft Systems një nga kompanitë më të mëdha në Shqipëri me fokus “System Integratior” dhe rishitës i teknologjisë së përparuar, njëkohësisht Partner i Microsoft me kompetenca të shumta Gold, bashkëpunoi ngushtë me shërbimet e Microsoft duke kontribuar me njohuritë e tij mbi infrastrukturën teknologjike të klientit si dhe personelin e specializuar dhe përgjegjës për proçesin e instalimit të këtyre zgjidhjeve.

Duke hostuar aplikimet në një mjedis të ri privat të bazuar në teknologjinë e Microsoft, rezultoi se burimet aktuale të agjencisë AKSHI, si ato teknologjike ashtu edhe ato njerëzore, janë mëse të mjaftueshme për të përballuar kërkesat teknologjike të institucioneve publike. Tashmë punonjësit e qeverisë shqiptare marrin më mirë, më shpejtë dhe në një mënyrë më të besueshme shërbimet e aplikimit.