Infosoft Management Services shpk, kerkon te punesoje:

JURIST/E

Detyra dhe përgjegjësi:

  • Njohje dhe ndjekje e legjislacionit mbi punën dhe sigurimet shoqerore dhe shendetesore.
  • Njohje dhe ndjekje e legjislacionit për pasuritë e paluajtshme.
  • Ndjekja e proceseve gjyqësore dhe ekzekutimeve te titujve ekzekutiv
  • Hartim i kontratave tregtare
  • Evidentimi i ndryshimeve ne ligjet e biznesit dhe informimi i departamenteve dhe punonjesve te tjere te interesuar, ne lidhje me keto ndryshime.
  • Hartim te shkresave me karakter administrativ drejtuar institucioneve të ndryshme

Kërkesa për kandidatët:

  • Diplome universitare e nivelit te dyte, Fakulteti i Drejtesise
  • Minimalisht 4 vjet eksperience pune si jurist/e
  • Njohje shume e mire e gjuhes angleze
  • Njohuri te Ligjit mbi Shoqerite Tregtare
  • Njohuri te Kodit Civil
  • Njohuri te Kodit te Procedures Civile
  • Njohuri te Kodit mbi “Procedurat Administrative ne R.Sh
  • Njohuri te Kodit te Punes dhe legjsilacionit per sigurine dhe shendetin ne pune
  • Aftesi shume te mira analitike
  • Aftesi shume te mira organizative dhe aftesi te punes ne grup
  • Aftesi komunikative verbale dhe ne shkrimin e materialeve tekniko-administrative

Per te aplikuar ju lutem dergoni CV-te dhe dokumente te tjera qe vertetojne kualifikimet tuaja ne adresen e_mail: humanresources@infosoftgroup.com.al

Te dhenat qe do te paraqitni nepermjet aplikimit tuaj do te ruhen dhe perpunohen vetem per qellime rekrutimi, ne mbeshtetje te legjislacionit ne fuqi per mbrojtjen e te dhenave personale. Me konkretisht sipas percaktimeve te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 date 10.03.2008) “Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale” dhe akteve nenligjore per zbatim.