Infosoft Systems Shpk, kërkon të punësojë:
Junior Cyber Security Engineer
Ne mbeshtetje te rritjes tone te shpejte dhe zgjidhjes se problemeve me te veshtira te klienteve tane, kerkojme t’i shtojme ekipit tone profesioniste ne fushen e Cyber Security.
Detyra dhe përgjegjësi:
- Ofron suport dhe konsulencë për teknologjinë ku ai është ekspert.
- Përgjigjet për menaxhimin dhe eskalimin e case-eve për klientë enterprise me vendorët përkatës.
- Kryen vlerësimet e pjesëve të projekteve të ekspertizës së tij, duke gjykuar me objektivitet mbi kohët e parashikuara.
- Prezanton zgjidhje që përfshijnë teknologji të ekspertizës së tij si dhe përshkruan zgjidhjen e kërkuar, në rast kërkese për ofertim.
Kërkesa për kandidatët:
- Minimalisht 3-5 vjet eksperiencë në fushën e System Administrator ose Network Administrator.
- Njohuri praktike në Networking dhe Network Security
- Njohuri praktike në Linux Server
- Njohuri praktike në Windows Server
- Njohuri bazike për Database (SQL, MySQL, Postgres etj.)
- Njohuri shumë e mirë e gjuhës angleze.
- Aftësi shumë të mira komunikuese.
E preferueshme:
- Diplomë Universitare, Inxhinieri Informatike, Elektronike, Shkenca Kompjuterike apo profile të tjera teknike të ngjashme.
- Njohuri praktike me Kali Linux.
- Njohuri praktike me aplikime që kryejnë Vulnerability Testing (Metaexploit, BurpSuite)
- Njohuri bazike për (bash)scripting ose Python scripting
- Certifikata si: CCNA, CCNA Security, CCNA Cyber Ops, OSCP, Security+, Linux+, CISSP ose certificata te ngjashme ne fushen e Cybersecurity, Linux ose Networking.
- Minimalisht 1 deri ne 3 vjet eksperiencë në fushën e Cyber Security.
Për të aplikuar, ju lutem, dërgoni CV-të dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresen e-mail: humanresources@infosoftgroup.com.al