Mundësi për të ardhmen tuaj

Të investosh talentin dhe aftësitë e tua në një nga kompanitë e InfoSoft Group, do të thotë të sigurosh jo vetëm të sotmen, por edhe të nesërmen. Kjo e bën InfoSoft Group zgjedhjen e duhur për të ardhmen tuaj. Tek ne është i mirëpritur kushdo që dëshiron të bëhet pjesë e një skuadre kampionësh, pavarësisht nga mosha, gjinia, statusi shoqëror apo eksperiencat e mëparshme.

Studentët dhe të sapodiplomuarit

Për studentët të cilët janë në përfundim të universitetit apo ata të sapodiplomuar, Departamenti i Burimeve Njerëzore ka rezervuar një program të veçantë, të përshtatur sipas kërkesave profesionale të secilës prej kompanive të Grupit. Ky program ka si qëllim t’ua lehtësojë këtyre të rinjve përballjen me realitetin e tregut të punës. Ne përpiqemi t’i asistojmë ata që në hapat e parë që hedhin drejt këtij realiteti shumë të ndryshëm nga ai që kanë mësuar në auditoret e shkollës. Proçesi i integrimit të tyre në kompani fillon që nga një intervistim dhe testim i imtësishëm me qëllim përzgjedhjen e pozicionit të punës më të përshtatshëm për ta dhe deri tek plotësimi i të gjitha kushteve për trajnimin dhe përgatitjen e tyre. Afrimi i këtij kontigjenti dhe kujdesi për trajnimin me efikasitet të tyre, është një ndër politikat e rëndësishme të të gjitha kompanive të InfoSoft Group.