Përshkrimi i Vendit të Punës

06.06.2017 00:00 Age: 71 days
Category: InfoSoft Systems InfoSoft Systems

SPECIALIST/E MARKETINGU


Infosoft Systems, kerkon te punesoje:

 

SPECIALIST/E MARKETINGU

Detyra dhe pergjegjesi:

-          Koncepton dhe nderton strategjine marketing te kompanise.

-          Mbledh dhe përpunon feedback nga çdo aktivitet marketing dhe llogarit efektivitetin/rendimentin e tyre.

-          Komunikon ne media per cdo event te kompanise, pergatit njoftime per shtyp dhe publikon artikuj profesionale.

-          Komunikon me palet e treta nepermjet Newsletters, Website, Katalog etj.

-          Mban marredhenie dhe kontakte te vazhdueshme me kliente dhe furnitore ne lidhje me marketingun.

-          Kujdeset për standardizimin dhe përmirësimin e materialeve vizive dhe të brendshme të kompanisë.

-          Kujdeset per ideim, design dhe propozon përmirësime funksionale të website të kompanisë.

-          Kujdeset për përditësim te informacioneve te website duke bashkëpunuar me departamentet përkatëse.

-          Organizon dhe asiston “on-site” seminare/workshop/aktivitete etj.

 

Kerkesa per kandidatet:

 

-          Diplome Universitare ne Marketing 

-          3 - 5 vjet eksperience e meparshme pune ne marketing dhe komunikim (eksperienca ne kompani IT-je perben nje avantazh)

-          Njohuri rreth produkteve dhe sherbimeve te Teknologjise se Informacionit (e preferuar)

-          Aftesi shume te mira komunikuese

-          Njohuri te shkelqyera te gjuhes angleze

 

Per te aplikuar, ju lutem dergoni CV-te (ne gjuhen shqipe) dhe dokumente te tjera qe provojne kualifikimet tuaja tek: humanresources@infosoftgroup.com.al 

Te dhenat qe do te paraqitni nepermjet aplikimit tuaj do te ruhen dhe perpunohen vetem per qellime rekrutimi, ne mbeshtetje te legjislacionit ne fuqi per mbrojtjen e te dhenave personale. Me konkretisht sipas percaktimeve te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 date 10.03.2008) "Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale" dhe akteve nenligjore per zbatim.