Përshkrimi i Vendit të Punës

< Pergjegjes i Njesise Commercial
06.02.2018 13:55 Age: 19 days
Category: ITD shpk ITD shpk

Pergjegjes/e Kontabiliteti


ITD shpk, kerkon te punesoje:

 

Pergjegjes/e Kontabiliteti

Pershkrim i pergjithshem:

Pergjegjesi i Kontabilitetit është përgjegjës për të gjitha fushat që kanë të bëjnë me raportimin financiar dhe fiskal. Pergjigjet për zhvillimin dhe ruajtjen e parimeve të kontabilitetit, praktikave dhe procedurave për të siguruar deklarata financiare të sakta dhe në kohë.

Detyra dhe Pergjegjesi:

 

-    Pergjigjet per regjistrimin e cdo veprimi kontabel ne sistemin e kompanise, si dhe per mbledhjen e dokumentacionit dhe arshivimin e tij te rregullt.

-      Njeh dhe kupton legjislacionin aktual duke pershtatur dhe zbatuar rregullat e kontabilitetit. Rekomandon procedura të reja, si dhe siguron pajtueshmerine ligjore.

-     Konfirmon gjendjen financiare te te ardhurave dhe shpenzimeve permes monitorimit, koordinimit, mbledhjes, konsolidimit dhe vlerësimit te të dhënave financiare.

-       Raporton pasqyrat fiananciare, mujore, tremujore dhe ne fund te vitit apo sa here kerkohet nga menaxhimi. Përgatit raporte të veçanta.

-       Kryen kontrollet e informacionit kontabel dhe propozon ndryshime ne listen e llogarive kontabel, politikat, procedurat e kontabilitetit dhe raportet financiare.

-    Njeh mire proceset operacionale te biznesit te kompanise dhe udhezon departamentet e tjera, nepermjet interpretimit te politikave kontabël, duke dhene vërejtjet dhe rekomandimet per permiresimin dhe automatizimin e proceseve.

 

Kerkesa per kandidatet:

-       Te kete mbaruar studimet e larta prane Fakultetit Ekonomik; Dega Finance-Kontabilitet

-    Te kete minimalisht 3-5 vjet eksperience pune si pergjegjes ne departament finance & kontabiliteti ne kompani private.

-   Te njohe shume mire programet financiare. E preferueshme - Microsoft Dynamics Navision.

-         Te kete njohuri shume te mira mbi legjislacionin tatimor:

·         Ligji per tatimin mbi te ardhurat

·         Ligji per TVSH

·         Ligji per procedurat tatimore

-          Te kete logjike shume te mire matematikore dhe analitike

-          Te kete aftesi te mira prezantuese dhe menaxheriale

-          Te kete njohuri shume te mira te gjuhes angleze

 

Per te aplikuar ju lutem dergoni CV-te dhe dokumente te tjera qe vertetojne kualifikimet tuaja ne adresen e_mail: humanresources@infosoftgroup.com.al

(Dokumentat te paraqiten ne gjuhen shqipe)

Te dhenat qe do te paraqitni nepermjet aplikimit tuaj do te ruhen dhe perpunohen vetem per qellime rekrutimi, ne mbeshtetje te legjislacionit ne fuqi per mbrojtjen e te dhenave personale. Me konkretisht sipas percaktimeve te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 date 10.03.2008) "Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale" dhe akteve nenligjore per zbatim.