Përshkrimi i Vendit të Punës

26.09.2017 00:00 Age: 78 days
Category: InfoSoft Systems InfoSoft Systems

Menaxher Projektesh


InfoSoft Systems sh.p.k., kërkon të punësojë:

Menaxher Projektesh

Përshkrimi i punës:

Është përgjegjës për konceptimin dhe përgatitjen e Propozimeve për Projekte; mbledh dhe integron materiale të projektit; organizon dhe udhëheq grupin e projektit; përgatit draft-projekte; merr aprovimet nga palët e interesuara në projekt.

Detyra specifike:

    - Përcakton/koncepton propozimin për projekt duke identifikuar dhe qartësuar mundësitë dhe nevojat e
      biznesit, studion Kërkesat për Propozim (RFP); ndjek takimet strategjike gjatë përgatitjes se projektit
    - Siguron përgatitjen në kohë të Propozimeve për Projekt duke përcaktuar prioritetet, afatet kohore për
      mbledhjen dhe përpunimin e informacioneve burim, ngre grupin e punës, përcakton stafin e nevojshëm;
      monitoron ecurinë e procesit deri në përgatitjen e dokumentit final
    - Identifikon format dhe mënyrën e komunikimit ndërmjet grupit/grupeve të punës për përgatitjen e Propozimit
      për Projekt; identifikon riskun dhe rrugët e administrimit të tij
    - Përgatit përmbledhje/prezantime të nevojshme për vlerësimin pjesor/të plotë të Propozimit. Përdor mjete të
      njohura pune si p.sh. MS Project, Excel PowerPoint etj.
    - Siguron cilësinë në formë dhe përmbajtje të Propozimit për Projekt; Krijon, ruan dhe përditëson template-t
      dhe standardet e shkrimit të projektit
    - Komunikon me të gjitha palët e interesuara në Projekt për të siguruar kontrollin e vazhdueshëm të
      Propozimit dhe marrjen e aprovimeve të nevojshme
    - Përmirëson procesin e shkrimit të Propozimeve, arkivon, klasifikon dhe ruan template të projekteve
    - Përmbush detyra të reja të caktuara nga kompania në kuadër të arritjes së misionit dhe qëllimit të saj

Aftësitë dhe kualifikime:

    - Të  ketë kryer studimet e larta ( preferohen ato pasuniversitare gjithashtu) në degët e Inxhinierisë
      Kompjuterike, Elektronike, Informatikë, Informatikë Ekonomike, MIS
    - Të ketë të paktën 5 vjet eksperiencë pune në profilin e studimeve të larta të kryera, dhe jo më pak se 3 vjet i
      angazhuar në Përgatitjen e Propozimeve, RFP-ve dhe/ose në udhëheqjen e projekteve të fushës IT si
      Project Manager apo Asistent Project Manager
    - Të zotërojë çertifikimet teknike zyrtare të preferueshme nga kompanitë si Microsoft, Cisco, Oracle, IBM, HP
      etj.

Avantazh përbëjnë:

     - Çertifikime në fushën e Menaxhimit të Projekteve
     - Njohje të mirë të ITIL Standard dhe ITIL Processes

Të tjera:

     - Aftësi prezantuese
     - Aftësi komunikimi me shkrim dhe me gojë
     - Aftësi në përdorimin e mjeteve si MS Project, MS Visio, MS Excel
     - Aftësi në integrimin e organizimin koherent të dokumentacionit teknik
     - I orientuar ndaj zbatimit të afateve, aftësi koordinuese dhe komunikim të mirë në grup
     - Aftësi në koordinimin e disa grupeve pune, në prezencë apo nëpërmjet komunikimit online
     - Njohje të shkëlqyer të gjuhës angleze

Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV-të dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresën e-mail: humanresources@infosoftgroup.com.al.

Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht sipas përcaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit në fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" dhe akteve nënligjore për zbatim.