Përshkrimi i Vendit të Punës

06.06.2017 00:00 Age: 72 days
Category: InfoSoft Systems InfoSoft Systems

Inxhinier për Networking


 


InfoSoft Systems Sh.p.k, kërkon të punësojë:

Inxhinier për Networking

Detyra dhe Përgjegjësi:

    - Siguron mbështetje të avancuar për teknologjinë qe ai është ekspert me mbikqyrje minimale
    - Siguron mbështetje për arkitektura me sisteme teknologjike të avancuara
    - Dizenjon, krijon specifikime teknike për projekte me klientë sipas nevojave dhe dëshirave të tyre
    - Kryen vlerësime të disa projekteve ku ka ekspertizën e duhur
    - Punon si Team Leader, duke drejtuar, monitoruar dhe trajnuar skuadrën e tij për të punuar në disa projekte
      specifike
    - Prezanton zgjidhje teknike për klientët e kompanisë sipas ekspertizës së duhur
    - Përshkruan zgjidhjen e duhur sipas ekspertizës që ka në dispozicion

Kërkesa për kandidatët:

    - Diplomë Universitare Shkenca Kompjuterike, Informatikë apo fusha të ngjashme
    - Njohuri të avancuara në Networking / Security
    - 3-5 vite eksperiencë në Networking
    - Aftësi për të shpjeguar qartësisht problemet teknike
    - Njohuri shumë të mira në Anglisht
    - Aftësi të mira për të punuar në grup

Kualifikime:

    - Çertifikime CCNP ose të ngjashme
    - Çertifikata për sistemet operative - e preferueshme

Për të aplikuar, ju lutem dërgoni CV-të dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresën e-mail: humanresources@infosoftgroup.com.al.

Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht sipas përcaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit në fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" dhe akteve nënligjore për zbatim.