Një vend pune si asnjë tjetër

InfoSoft Group është padyshim vendi i punës që çdokush do ta ëndërronte. Është një mundësi e përsosur për të gjithë ata të cilët duan të rriten jo vetëm profesionalisht, por edhe personalisht. Atmosfera e ngrohtë që gjen që ditën e parë që hyn në këtë kompani, të bën të ndihesh si në shtëpi. Një ambjent modern, me zyra të akomoduara mirë, ku nuk mungon asgjë, që nga paisjet më elementare që nevojiten për të kryer proçeset e punëve e deri tek ato më specifiket. Gjithçka e organizuar dhe e strukturuar më së miri, pa lënë jashtë vëmëndjes as edhe një element, qofshin këto edhe detajet më të vogla.

Si të bësh karrierë brenda kompanisë

Një rëndësi të veçantë, çdo kompani e InfoSoft Group, i kushton rritjes profesionale të punonjësve. Përmes politikave të ndryshme, stafi i Departamentit të Burimeve Njerëzore i inkurajon vazhdimisht punonjësit që të ngjisin shkallët e karrierës brenda kompanive të Grupit "InfoSoft". Çdo pozicion i ri vakant shpallet në fillim brenda ambjenteve të kompanisë dhe më pas jashtë saj. Kjo gjë që i bën punonjësit që aspirojnë për një post të caktuar, favoritë ndaj kandidatëve të jashtëm. Nga ana tjetër, standartizimi në nivele i çdo posti pune si dhe Pema e karrierës është një mënyrë e përsosur orientimi drejt rritjes profesionale, fillimisht brenda pozicionit të tyre të punës dhe më pas drejt pozicioneve të tjera.