InfoSoft Group ka udhëhequr distribucionin e produkteve të konsumit dhe IT në Shqipëri dhe në rajon për më shumë se dy dekada. Grupi është sot një nga sipërmarrjet e mëdha që angazhon profesionistë të klasit të lartë me ekspertizë të gjerë në fushën e tyre respektive, të cilët me punën e tyre sinergjike kanë mundësuar krijimin e InfoSoft Group. Grupi ofron zgjidhje me performancë të lartë për çdo aspekt të ambientit tuaj IT.

Themeluar në 1991, me më shumë se 23 vite eksperiencë, historia e Grupit, sikundër dhe e ardhmja e tij, është karakterizuar nga udhëheqje konstante drejt kualitetit dhe pasionit për të identifikuar zgjidhje të reja për probleme komplekse.

Grupi është i përbërë nga njëmbëdhjetë kompani simotra që me produktet dhe zgjidhjet e tyre unike janë furnizues të sukseshëm në Shqipëri dhe rajon.

Produkte IT, Zyre & Shërbime
InfoSoft Systems - System Integration
InfoSoft Systems Prishtinë - System Integration
InfoSoft Business Solutions - Business Software Solutions
InfoSoft Management Services - Shërbime për Kompanitë e Grupit

Distribucion Produkte IT
ITD - Shqipëri
ITD - Kosovë
ITD - Maqedoni

Produkte Konsumi
IBD - InterBrands sh.p.k.
IDS - InterTrade Services sh.p.k.
IT&D - InterTrade & Distribution sh.p.k.

Administrim i Pasurive të Paluajtshme
InRE - Invest Real Estate sh.p.k.
InveG sh.p.k.