Emri dhe Logoja e Kompanisë

Me poshte jane listuar dizenjoja dhe specifikimet e perdorimit per elementet e identitetit te InfoSoft Systems sh.p.k. Ka rregulla specifike per perdorimin e emrit te kompanise, logon, ngjyrat dhe fontet e shkrimit. te treguara ketu jane disa prej ketyre rregullave por te tjera mund te aplikohen dhe per kete nevojitet komunikimi me departamentin e marketingut. Nese jeni duke prodhuar materiale te printuara qe kane lidhje me aktivitetin e InfoSoft Systems, ju lutemi te perdorni keto guida si me poshte dhe perdorni materialet qe do t'iu dergohen nga departamenti i marketingut ne baze te kerkeses suaj. Imazhet duhet te perdoren pa u alternuar, pa disproporcione, ndryshime, ndryshime ne ngjyra apo ndonje modifikim tjeter.

Ju lutemi te kontaktoni me departamentin e marketingut nese keni ndonje nevoje specifike qe nuk eshte adresuar ketu.

Nese keni ndonje pyetje, ne lidhje me perdorimin e logos se InfoSoft Systems, ju lutemi na kontaktoni infosoft@infosoftgroup.com.al


Elementet e Identitetit të InfoSoft Systems

Logoja është elementi më i rëndësishëm në prezantimin e imazhit të unifikuar të InfoSoft Systems. Është simboli i vetëm që mund të përdoret në materialet marketing të kompanisë dhe duhet të jetë prezente në çdo publikim që është i lidhur me InfoSoft Systems. Pozicioni dhe vendosja e logos varet nga materiali specifik ku do të vendoset, por normalisht, ajo vendoset në fund të shikimit të lexuesit dhe me një madhësi të mjaftueshme për të reflektuar theksim të mjaftueshëm, por nuk duhet të jetë tepër e madhe që të mund të dalë tepër në dukje. Logoja e kompanisë është gjithashtu emri i kompanisë. Në versionin full color, ngjyra blu është C:100, M:90, Y:0, K:30.