POLITIKA DHE OBJEKTIVAT  MJEDISORE

Si një lider në shërbimet dhe zgjidhjet e teknologjisë së informacionit ne Shqipëri, ne e shohim minimizimin e ndikimit tonë në mjedis, si një parim kryesor të biznesit.

Objektivat e Politikës Mjedisore të IS janë: të maksimizohet efikasiteti i burimeve dhe të reduktohen format e ndryshme të mbeturinave, duke siguruar një përdorim efektiv të energjisë, ujit dhe burimeve të paripërtëritshme. Duke u fokusuar në një përqasje gjithëpërfshirëse, qëllimi ynë është të sigurohet një administrim mjedisor i kujdesshëm përgjatë veprimeve tona. Ne gjithashtu pranojmë se kemi një rol për të luajtur në komunikimin e praktikave të mira mjedisore tek  të gjitha palët kryesore.

IS do të punojë me punonjësit, partnerët, furnitorët dhe klientët për të përçuar objektivat e politikës mjedisore. Për t’i realizuar këto objektiva, IS do të:

    - Formojë dhe do të mbështesë një Komitet të Menaxhimit të SP&M.
      Qëllimi i komitetit  është që të arrijë përmirësimin e vazhdueshëm
      të performancës së Sistemit të Menaxhimit Mjedisor duke
      vendosur dhe rishikuar rregullisht objektivat dhe pikësynimet.
    - Mirëmbajë Sistemin e Menaxhimit Mjedisor në përputhje me
      standardin SSH EN ISO 14001:2004, duke inkorporuar procedurat
      për përmirësimin e vazhdueshëm, dhe do të sigurojë konformitet
      me legjislacionin mjedisor në fuqi dhe kërkesat e tjera mjedisore
      dhe parandalimin e ndotjes  së mjedisit.
    - Zhvillojë dhe implementojë programin e monitorimit dhe matjen
      për përdorimin e energjisë.
    - Masë, menaxhojë dhe do të përpiqet të reduktojë ndikimet e
      udhëtimit të stafit.
    - Nxisë riciklimin dhe përdorimin e materialeve të riciklueshme,
      ndërsa përpiqet për të reduktuar konsumin e të gjitha materialeve
      kudo që të jetë e mundur.
    - Përpiqet të reduktojë konsumin e ujit dhe të energjisë, duke
      implementuar në vazhdimësi përmirësimin e efikasitetit të
      pajisjeve dhe qendrave të të dhënave.
    - Bashkëpunojë ngushtë me punonjësit për të zhvilluar dhe
      implementuar iniciativa për përmirësimin mjedisor.
    - Përmirësojë mbështetjen mjedisore të zinxhirit tonë të furnizimit
      dhe, aty ku është praktike, të kërkojë furnitorë miqësorë ndaj
      mjedisit.
    - Inkurajojë dhe do të angazhohet me furnitorët dhe kontraktorët të
      cilët janë duke minimizuar në mënyrë aktive ndikimin e tyre në
      mjedis.
    - Ofrojë një vend pune ekologjikisht të shëndetshëm për punonjësit
      dhe do të vendosë standarde që nxisin përdorimin e proceseve
      miqësore ndaj mjedisit dhe të materialeve që plotësojnë dhe
      përmirësojnë standardet ekzistuese të sigurisë.
    - Komunikojë Politikën tonë Mjedisore dhe angazhimin tonë për
      praktikat më të mira mjedisore, tek punonjësit, klientët dhe palët e
      tjera, si dhe do ta bëjë politikën dhe angazhimin tonë të njohur për
      publikun.

POLITIKA DHE OBJEKTIVAT  E SHËNDETIT DHE SIGURISË NË VENDIN E PUNËS

Si një lider i ofrimit të shërbimeve dhe zgjidhjeve të teknologjisë së informacionit ne Shqipëri,  ne e shohim kontrollin dhe zbutjen e risqeve të shëndetit dhe sigurisë së punonjësve, klientëve dhe komunitetit tonë si një parim kryesor të biznesit.

Objektivi i Politikës së Shëndetit dhe Sigurisë në Vendin e Punës të IS është që të drejtojë dhe të udhëheqë programe të mbështetura në standarde nderkombëtare për menaxhimin e risqeve të shëndetit dhe sigurisë që vijnë nga aktivitetet e organizatës sonë. Duke u fokusuar në një përqasje gjithëpërfshirëse, qëllimi ynë është të sigurojmë përputhshmëri me standardin BS OHSAS 18001 në të gjitha veprimtaritë  tona. Ne gjithashtu pranojmë se kemi një rol për të luajtur në komunikimin e praktikave të mira të shëndetit dhe sigurisë në punë tek të gjitha palët kryesore.

IS do të punojë me punonjësit, partnerët, furnitorët dhe klientët për të drejtuar dhe përçuar  objektivat e politikës së shëndetit dhe sigurisë në vendin e punës. Për t’i realizuar këto objektiva, IS do të:

    - Formojë dhe do të mbështesë një Komitet të Menaxhimit të SP&M.
      Qëllimi i komitetit është që të arrijë përmirësimin e vazhdueshëm
      të performancës së Sistemit të Menaxhimit të Shëndetit dhe
      Sigurisë  në Punë  duke vendosur dhe rishikuar rregullisht
      objektivat dhe synimet.
    - Mirëmbajë Sistemin e Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë në
      Punë në përputhje me standardin BS OHSAS 18001:2007, duke
      inkorporuar procedurat për përmirësimin e vazhdueshëm të
      SMSHSP, dhe do të sigurojë konformitet me legjislacionin në fuqi
      dhe kërkesat e tjera të shëndetit dhe sigurisë në vendin e punës.
    - Kontrollojë dhe do të zbusë risqet e shëndetit dhe sigurisë në
      vendin e punës të lidhura me të gjitha pajisjet dhe mjediset e
      punes të IS.
    - Nxisë udhëheqësi dhe sjellje pozitive në lidhje me shëndetin dhe
      sigurinë në të gjitha nivelet e organizatës sonë
    - Nxisë operacione të sigurta dhe mbështetëse të shëndetit dhe
      sigurisë duke prioritizuar përpjekjet që fokusohen në një vend
      pune pa aksidente
    - Bashkëpunohet ngushtë me punonjësit tane për të zhvilluar dhe
      implementuar iniciativa për përmirësimin e shëndetit dhe
      sigurisë në vendin e punës
    - Inkurajojë dhe do të angazhohet me furnitorët dhe kontraktorët të
      cilët kanë Sisteme efektive për Menaxhimin  e  Shëndetit dhe
      Sigurisë në Punë.
    - Mbështesë përpjekjet e klientëve për të arritur objektivat e tyre të
      shëndetit dhe sigurisë duke zhvilluar procese të përbashkëta të
      raportimit të incidenteve dhe rrezikut, dhe duke bashkëpunuar mbi
      aspektet e shëndetit dhe sigurisë në punë.
    - Komunikojë Politikën tonë të Shëndetit dhe Sigurisë në Vendin e
      Punës dhe angazhimin tonë për të trajtuar praktikat më të mira, tek
      punonjësit, klientët dhe palët e tjera, si dhe do ta bëjë politikën dhe
      angazhimin tonë të njohur për publikun.